Vdes në spital 66-vjeçari nga Vlora, bashkëshortja denoncon në polici: Dyshoj se…

615
Një 66-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë dy ditë më parë në reanimacionin e spitalit të Vlorës, për arsye ende të panjohura, ndërsa bashkëshortja e tij bën përgjegjës mjekët e spitalit për mjekim të pakujdesshëm. Ajo ka denoncuar rastin në polici dhe çështja po hetohet për të zbardhur të vërtetën.
Policia e qytetit bregdetar bën me dije se ka sekuestruar kartelën mjekësore të shtetasit V.C., ndërsa trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.01.2018, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për veprën penale ”Mjekimi i pakujdesshëm”, të parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal, sepse:
Shtetasia E.R., ka bërë kallëzim penal pranë strukturave policore Vlorë pasi pretendon se më datë 18.01.2018, bashkëshorti i saj shtetasi V.C., 66 vjeç, ka ndëruar jetë në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor.
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Sigal