Vdes në spital 24-vjeçari i plagosur në fabrikën e duhanit

461
Gjen vdekjen në Spitalin e Traumës në kryeqytet 24-vjeçari Edmir Ibro, i plagosur rëndë në kokë pak ditë më parë në fabrikën e duhanit të Korçë. Që nga dita e plagosjes në kushte pune 24- vjeçari mësohet të jetë mbajtur në gjendje kome të kontrolluar me shpresën e përmirësimit. Fatkeqësisht, 24-vjeçari jo vetëm nuk ka pasur përmirësime, por të premten pasdite familjarët kanë bërë të ditur vdekjen e tij.
Edmir Ibro muajt e fundit ishte punësuar si punëtor në fabrikën e duhanit në periferi të qytetit bashkë me të tjerë, punësim që ishte i përkohshëm. Ditën e aksidentit të rëndë 24-vjeçari ka qenë duke punuar në një nga dhomat që shërben për prodhimin e avullit, kur në mënyrë krejt të papritur është goditur në kokë nga dera e një autoklave.
Mjekët e qytetit juglindor pasi i kanë dhënë ndihmën e parë e kanë dërguar urgjent me helikopter në Spitalin e Traumës, aty ku ka jetuar vetëm pak ditë. Për ngjarjen e rëndë me një të vdekur, Prokuroria e Korçës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për N.K., 56 vjeç, dhe A.B., 45 vjeç, që të dy nga Greqia, të akuzuar për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sigal