Vdes në paraburgim 27-vjeçari

1002
Sigal

Një 27-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në dhomat e paraburgimit në burgun e Korçës. Enea Ftoj ishte arrestuar më datë 15 Maj për vjedhje dhe këtë të enjte do të dilte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Zyrtarisht, policia tha se i riu dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale. Por ndryshe mendojnë familjarët e 27-vjeçarit, të cilët akuzojnë policinë për dhunë ndaj të riut dhe dolën në protestë përpara komisariatit të policisë.

Të martën, në një njoftim për mediat policia e Korçës tha se e kishte arrestuar 27-vjeçarin “pasi më datë 14.05.2018, ky shtetas në lagjen nr 17 në Korçë, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases F.L, 60 vjeçe, banuese në Korçë”.