Vdes në burgun e Krujës 59-vjeçari i dënuar për vrasje, dyshimet e para

580
Një 59-vjeçar ka humbur jetën në burgun e Krujës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në reanimacionin e spitalit të burgut, ku ka ndërruar jetë shtetasi Fatmir Tomini.
59-vjeçari, banues në Tiranë, ishte i dënuar me 17 vite burg, për veprën penale “Vrasje”, dhe vuante dënimin në burgun e Krujës.
Mendohet se shkak i vdekjes së Tominit ka qenë qenë gjëndja shëndetësore e tij, pasi ky shtetas ka qenë i sëmurë me tumor. Megjithatë ende punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Sigal