Vdes në aksident Agron Halili Vëllai i presidentit të “Tiranës”

499
Sigal

TIRANE – Vëllai i presidentit të klubit të futbollit “Tirana”, ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor të ndodhur këtë të premteje në Tujan, në Dajt.
 
52-vjeçari Agron Halili humbi kontrollin e makinës duke përfunduar në humnerë.
 
Mësohet përmes burimeve nga policia, se 52-vjeçari, vëllai i presidentit Refik Halili, udhëtonte i vetëm në makinë dhe se ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës.
 
Për të nxjerrë trupin e tij nga makina është dashur ekskavatori për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte marrë makina dhe mbulimit nga gurët shkëmborë që karakterizojnë zonën.