Vdes motoçiklisti, përplaset me makinën e parkuar në mes të rrugës

423
TIRANË – Në rrugët shqiptare ndodhin çudira nga më të ndryshmet, që fatkeqësisht në disa raste përfundojnë në tragjedi. Një 34-vjeçar nga fshati Vukaj në Shkodër, e kishte parkuar makinën e tij në mes të rrugës, kur në orët e para të mëngjesit, një 52-vjeçar i cili udhëtonte në këtë segment rrugor me motoçikletë është përplasur me makinën duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
I moshuari Alesio Mhilli nuk mund të mendonte se në mes të rrugës qëndronte një makinë e parkuar, të cilën nuk e ka dalluar për shkak të errësirës, pasi ora shënonte 05:00 e mëngjesit, dhe faktit që makina ishte me drita të fikura.
Makina tip “Ifa” pa targa i parkuar në aksin Shkodër-Postribë në vendin e quajtur Hoti i Ri – Rrethina. Edhe motoçikleta tip “Yamaha” ishte pa targa. Pas ngjarjes tragjike, 34-vjeçari Marjan Kunoraj ka hipur në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia pak orë më vonë. 
Sigal