Vdes modelja 14 vjeçare. Ja cili ishte shkaku shokues…

718
Nga fusha e modelingut së fundmi ka ndodhur diçka e re dhe e panjohur më parë. Kishim dëgjuar për disa raste të vdekjeve të modeleve po ky rast është krejt i veçantë.
Bëhet fjalë për modelen Vlada Zdyuba, 14-vjeçare nga Rusia kishte nënshkruar një kontratë pune 3 mujore në Kinë.
Fillimisht modelja ra në koma pas një spektakli mode që kishte zgjatur 12 orë rresht në Shangai.
Për fat te keq ajo nuk u zgjua më edhe ndërroi jetë pas dy ditësh. Modelja vuante nga meningjiti kronik dhe e dinte që ishtë në një punë “skllavëruese” dhe kishte frikë të merrte trajtime mjekësore. Zyrtarisht ajo lejohej të punonte vetëm tre orë në javë, shkruan “The sun”.
Shumë modele Ruse rekrutohen në Kinë, por rasti tragjik ka ngritur pikëpyetje të shumta në rastin e modeleve që mbingarkohen me punë. Moska zyrtare do të kërkojë llogari në lidhje me kushtet që jetonte vajza 14-vjeçare gjatë qëndrimit të saj në kontinentin Aziatik.
moimonin.jpg
pvpsdm.jpg
pmaspfioas.jpg
Sigal