Vdekja në ashensor, djali shkoi te puna e mamasë pasi OSSHE u preu dritat

420
Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Shkozet të Durrësit, ku adoleshenti humbi jetën pasi ra aksidentalisht në gropën e ashensorit të fabrikës, që përdorej për transportimin e materialeve.
Djali K,L, 15 ­vjeç kishte shkuar në punën e nënës së tij, për librezën e dritave, pasi OSHEE i kishte ndërprerë energjinë. Familja e tyre rezultonte debitore dhe për këtë shkak ishte bërë edhe prerja e energjisë. Djali ka qenë duke pritur nënën të dilte dhe nga kureshtja prej fëmije ka nisur të luajë te ashensori që përdorej për transportin e materialeve të punës. Mësohet se ka bërë disa herë hip e zbrit, kur në një moment ka ndodhur edhe shkëputja e kavos dhe rënia tragjike e tij.
Policia njoftoi se duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m shtetasi K.L. 15 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja I plagosur mbeti shtetasi B. D. 44 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, punonjës pranë kësaj firme, i cili ka shkuar për të ndihmuar shtetasin K.L. në tentative për t’i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit.
Sigal