Vdekja e punëtorit në Velipojë, arrestohen pronari dhe përgjegjësi i firmës

478
Pronari dhe përgjegjësi i një firme ndërtimi në Shkodër janë vënë në pranga në akuzën e shkeljeve të rregullave në punë me pasojë vdekjen dhe fshehje të të ardhurave. Vdekja e 20-vjeçarit në Velipojë, punëtor i kësaj firme, pak ditë më parë ka qënë dhe shkaku i nisjes së hetimeve ndaj firmës. Policia ka arrestuar Nikolin Çersaqin, 67 vjeç, pronar i firmës, dhe Fejzi Selimi, 61 vjeç, përgjegjës i brigadës së ndërtimit të kësaj firme. Nga hetimet e policisë rezulton gjithashtu se viktima dhe punëtorët e tjerë nuk ishin të regjistruar apo të siguruar në organet përkatëse.
Sigal