Vdekja e nënës së re në maternitetin e Vlorës, policia sjell detaje nga ngjarja e rëndë

483
Një 28 vjeçare humbi jetën gjatë operacionit për të sjellë në jetë foshnjën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Vlorës.
Dyshohet se 28-vjeçarja humbi jetën për shkak të një ataku kardiak, ndërkohë foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore
Policia u informua sot (11.09.2017) përmes një telefonate për ngjarjen e rëndë në spital
“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në maternitet pasi ka lindur një foshnje.”
Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal