Vdekja e emigrantit, policia greke mohon dhunën

414
Thuajse 15 ditë nga vdekja e shtetasit shqiptar Pëllumb Marnikollaj ka reaguar policia greke. Në një komunikatë për shtyp, polica lokale thotë se me urdhër të drejtorit të përgjithshëm është urdhëruar një hetim i brendshëm lidhur me rrethanat e vdekjes së emigrantit, ngjarje e ndodhur më datë 03 gusht 2016, hetim ky që do t’i bashkangjitet hetimeve të Prokurorisë së Athinës. Sipas policisë helene, tashmë janë sekuestruar dhe po verifikohen nga shërbimi i brendshëm i policisë greke të gjitha pamjet filmike, brenda dhe jashtë rajonit të policisë, si dhe dëshmitë e policëve që ndodheshin në shërbim, ekspertiza dhe këqyrja e vendngjarjes, si dhe një sërë materialesh që lidhen me ngjarjen. Polica thotë se hetimi është nisur prej prokurorisë greke më datë 11 gusht, sapo në zyrat e saj ka mbërritur edhe ekspertiza mjeko-ligjore për rastin.
Sigal