Vdekja e elektricistit në krye të detyrës, policia ndalon dy kolegët e tij (Emrat)

491
Vdekja e një elektricisti në krye të detyrës ka vënë në lëvizje policinë e Fierit, e cila ka ndaluar sot dy elektricistë, kolegë me të për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ata janë Tafil Çepele, 63 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe Tajar Zhupani, 63 vjeç, banues në Marinëz, Roskovec.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 30.11.3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit nr 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektriçisti shtetasi S.V.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sigal