Vdekja e dy të moshuarve në Poliçan, pezullohet drejtoresha e azilit dhe dy kujdestare

1000
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në azilin e pleqve në Poliçan, ku pas një zjarri humbën jetën dy të moshuar, 3 punonjës të qendrës janë pezulluar.
“BalkanWeb” mëson se janë pezulluar nga detyra drejtoresha e institucionit, Aurora Doko si dhe dy kujdestare, Vjollca Bakiu dhe Dhurata Karamani. Po ashtu, raportohet se kjo masë do të vijojë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot rreth orës 06:00 pas një zjarri që ra në ambientet e azilit humbën jetën Tahir Senka, 84 vjec, banues ne fshatin Lybesh, dhe Mustafa Kaceli, 81 vjec, banues ne fshatin Veleshje.
Sigal