Vdekja e 7-vjeçares, prindërit: Ishte me grip, nuk arrinte të hante. Mjekët: Vuante nga…

522
Dyshohet se vdekja e 7-vjeçares në Durrës është shkaktuar nga gripi toksik. Kështu të paktën deklarojnë mjekët e spitalit të Durrësit pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku një vajzë 7 vjeçe humbi jetën pak orë pasi mbërriti në spital me temperaturë të ulët.
Prindërit kanë deklaruar se vajza prej dy ditësh ishte me grip dhe nuk arrinte të ushqehej. Ata e dërguan në spital por ajo kaloi në gjendje të pavetëdijshme duke u futur në koma.
Ndërkaq mjekët kanë deklaruar se vajza vuante nga një formë mjaft e rëndë e gripit, ose ndryshe i quajtur ‘gripi toksik’. Pas vdekjes së vogëlushes mjekët e spitalit të Durrësit janë mbledhur për të analizuar rastin. Nga ana tjetër policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve.
Sigal