Vdekja e 47-vjeçarit në Kukës, arrestohet administratori i firmës dhe inxhinierja

531
Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë 2 persona, pasi akuzohen për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes së punës” me pasojë vdekjen e 47-vjeçarit.
Të arrestuarit janë shtetasit: 
Brahim Elezi, vjeç 53, banues në Durrës ,me detyrë administrator i firmës “Vëllezërit Elezi-Arusha e Ndërtimit “SHPK. -Malvina Çollaku, vjeçe 23, banuese në Tiranë , me detyrë inxhiniere -hidroteknike pranë kësaj firme. Arrestimi i shtetasve u bë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes së punës“, pasi më datë 30.10.2015, në vendin e quajtur “Bunake”, fshati Borje –Kukës, duke punuar në kompaninë “Vëllezërit Elezi –Arusha e Ndërtimit “shpk, e cila po ndërton kanalin e tubacionit të Hecit-Borje, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmborë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Lulzim Sadikaj, vjeç 47, banues në fshatin Borje, Kukës. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes së punës” parashikuar nga neni 289 i K.Penal.
Sigal