Vdekja e 32 vjeçares në Shkoder, dalin detajet e para, dyshimet për …

696
Sigal

Dasma kthehet në mort në Shkodër.

Një 32-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta mbrëmjen e djeshme në fshatin Melgushë në periferi të Shkodrës.

Jozefina Çefaj ka qenë në një dasmë në këtë fshat, por nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ajo ka dalë jashtë për të marrë ndihmën e parë, por teksa po pritej mbërritja e ambulancës, ka rënë pa ndjenja duke ndërruar jetë brenda pak sekondave.

Mësohet se 32-vjeçarja ishte e afërme e familjes që organizonte dasmën.

Edhe pse është tentuar të mbahet në jetë, 32-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë pas komplikacionit të rëndë shëndetësore. Sipas dëshmisë së të afërmve, Jozefina Çefaj nuk vuante nga ndonjë sëmundje shëndetësore.

Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë nga helmimi nga ushqimi që ka konsumuar në dasmë, shkruan shqiptarja.com, por megjithatë do jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do përcaktojë edhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.