Vdekja e 23-vjeçarit, përfaqësues të Presidencës takojnë familjarët

542
Dita e djeshme ka qenë e fokusuar kryesisht tek protestat e qytetarëve dhe mesazhet e shumta të politikës për ngjarje e rëndë të ndodhur në Francë, ku një djalë i ri, humbi jetën në spital, pas keqtrajtimit që iu bë në qelitë e burgut. Kësaj dite iu bashkua edhe Presidenca. Fillimisht përfaqësues të saj morën pjesë në protestën e zhvilluar para piramidës. U premtuan familjarëve që do të bënin të pamundurën për të kthyer trupin e njeriut të tyre të dashuri në Atdhe. Më pas përfaqësues të Presidencës kanë zhvilluar një vizitë në familjen e Florenc Beqirit në Shkodër. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe këshilltari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani ishin pranë familjarëve të 23-vjeçarit, i cili humbi jetën në një spital të Marsejës, pas dhunës së ushtruar ndaj tij në burg. Këshilltarët Tedi Blushi dhe Ylli Asllani i përcollën familjes Beqiraj ngushëllimet e Presidentit Ilir Meta. “Presidenti Meta po bën çmos për të sjellë trupin e Florenc Beqiraj në Shqipëri. Ai vazhdon të jetë në kontakt të pandërprerë me autoritetet shqiptare dhe franceze”, është shprehur Blushi. Sipas tij, “Presidenti Meta ka kërkuar sqarime të plota për rrethanat që çuan në vdekjen e Florencit”. Ndërsa nëna e Florenc Beqiraj ka “falënderuar Presidentin Ilir Meta për angazhimin”.”Presidenti Ilir Meta është i vetmi zyrtar që na ka qëndruar pranë dhe që na ka ofruar ndihmë”, ka thënë ajo. Sipas nënës së Florenc Beqirajt, “veç Presidentit, asnjë institucion nuk na ka ndihmuar”.
Sigal