Vdekja e 21-vjeçares, Shehu: Të ndalohet importi dhe përdorimi i fostoksinës

468
Sigal

Gazeta Telegraf/

Tritan Shehu ka reaguar pas vdekjes së
21-vjeçares nga pirja e fostoksinës. Shehu ka kërkuar ndalimin e futjes së
fostoksinës në Shqipëri.

“Dy vetëvrasje të tjera nga fostoksina!
Rritet pa fundësisht numri i vetëvrasjeve nga fostoksina në vend. Fatkeqësisht
kjo, lidhet me elementet sociale, ekonomike, psikologjike. Lidhet
gjithashtu edhe me faktin alarmant që fostoksina vazhdon të përdoret si
pesticid te ne.
Gjendet ne fitofarmacitë, por edhe nga shumë furnizues të
tjerë të pa autorizuar! Në shumicën dërrmuese të vendeve të botës fostoksina
është hequr nga farmakopeja bujqësore dhe nuk përdoret, pra as nuk qarkullon e
as mund ta gjesh. Qarkullon aktualisht vetëm në Shqipëri dhe në Indi, por edhe
në Indi tregtohet me një ambalazh që nuk mund ta gëlltisësh.
Kjo pikërisht për shkak të rreziqeve të mëdha vdekjeprurëse qa ka kur merret
nga njeriu.
Vdekja në këto raste është pothuajse e sigurt, pavarësisht
ndihmës mjekësore. Fostoksina kudo është zëvendësuar për këto arsye me
pesticide te tjera, që nuk rrezikojnë jetën e njeriut.
Pavarësisht kostos më të lartë që kanë këto pesticide
alternative, interesave që mund të ekzistojnë, duhet ndaluar kategorikisht edhe
në Shqiperi, importi, tregtimi e përdorimi i fostoksinës dhe lejuar vetëm
përdorimi i tyre. Ministria e Bujqësisë dhe institucionet e tjera përgjegjëse
duhet të veprojnë. Në rast të kundërt vdekje të tjera tragjike do të na ndjekin
dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan ai.