Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, protestë para Bashkisë

444
Dhjetëra njerëz u mblodhën për të protestuar para Bashkisë së Tiranës kundër shfrytëzimit të fëmijëve në landfillin e Sharrës, ku gjeti vdekjen 17 –vjeçari Ardit Gjoklaj. Protestës iu bashkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët thanë se milionat që fitoheshin në landfill nga shfrytëzimi çnjerëzor i fëmijëve shkonin në xhepat e Veliajt dhe Ramës, nëpërmjet kryetarit të PS –së së Peqinit, Edurim Teqja, administrator i kompanisë së diferencimit të mbetjeve. Në protestë ishte edhe vëllai i 17 –vjeçarit të vrarë. Ai iu drejtua me një mesazh drejtësisë dhe kryebashkiakut Veliaj. “Jam Ardian Gjoklaj. Dua drejtësinë e vëllait tim. Kam punuar edhe unë 2 muaj në Sharrë. Puna ishte pa siguracion, pa veshje të posaçme, pa maska, pa asnjë lloj mjeti mbrojtjës. Vëllanë tim e kanë masakru dhe kanë fsheh trupin. Unë dua drejtësi”, tha ia i përlotur.
Sigal