Vdekja e 16-vjeçares, Policia e Tiranës procedon penalisht 3 mjekë të spitalit privat

509
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj 3 mjekëve në lidhje me vdekjen e 16-vjeçares Blerta Pepa.

Adoleshentja ndërroi jetë gjatë operacionit që po kryente në gju në spitalin “Continental”. Deri tani është bërë e ditur se vajza humbi jetën pas injektimit të anestezisë, por nuk janë përcaktuar ende shkaqet që shkaktuan vdekjen e saj.

Tre mjekët që janë proceduar penalisht për mjekim të pakujdesshëm janë Tefik Zhurda, Jovan Kosta dhe Moeibus Ulf.

Anestezisti është mjeku Tefik Zhurda, i cili tentoi të vetëhelmohej pas vdekjes së pacientes. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Sigal