Vdekja e 10-vjeçarit në Tepelenë, mjekja: Erdhi në spital pa shenja jete dhe i nxirë

621
Mjekja e spitalit të Tepelenës, Ina Lulo ka dhënë detaje për vdekjen e një 10-vjecari pas një gjendje gripale. Në një prononcim për News24, mjekja tha se fëmija mbërritur para dy ditësh rreth orës 9:30 dhe pas mjekimit ka shkuar në shtëpi në gjendje të mirë, por sot ka ardhur sërish i vdekur në spital. Ajo u shpreh se fëmija vuante nga migrena dhe meningjiti.
“Fëmija mbërriti para dy ditësh rreth orës 9:30. Pas mjekimit ai është larguar me gjendje të mirë, por sot familjarët janë paraqitur me fëmijën të vdekur dhe pa shenja jete. Kemi marrë të dhëna për fëmijën edhe më përpara sepse vuante dhe nga sëmundje të tjera. Ai vuante nga migrena dhe meningjiti. Fëmija ka marrë mjekim nga mjeku i familjes dhe kishte dy ditë i sëmurë në shtëpi. Temperatura e tij nuk ishte më shumë se 37 dhe ishte me cianozë kur mbërriti sot (ngjyrë blu e errët e lëkurës)”- tha mjekja Ina Lulo.
Sigal