Vatra zjarri edhe në Bulqizë, shkrumbohen hektarë të tërë

390
Sigal

Zjarre të shumta kanë përfshirë zonën e Bulqizës, duke e shtruar edhe më shumë problematikën e krijuar në vend ditët e fundit me vatra zjarri në shumë qarqe.

Flakët kanë përfshirë një pyll në Zerqan që prej ditës së djeshme dhe llogaritet se deri tani janë djegur më shumë se 5 hektarë me dushk.

Vatra zjarri ka pasur edhe në zonën e Gollobordës në Bulqizë por raportohet se ato janë vënën tashmë nën kontroll.