Varkë me drogë në Koman, lundrimi i fundit për babë e bir

644
Babë e bir janë arrestuar pasi në një varkë me motor u gjetën 12 thasë të mbushur me kanabis sativa. Droga e sekuestruar është me peshë 132 kg lëndë narkotike dhe operacioni u kodua “Lundrimi i fundit”

Arrestimi i Pjetër Marashi, 40 vjeç dhe A. M, 15 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër u krye më 5 qershor.

“Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi në Digën e Komanit me një varkë me motorr, ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 thasë të mbushur ku pas peshimit rezultoj 132 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim’’ Neni 283 /25 i Kodit Penal.
Sigal