Valentina Tufa, e cilësuar si “tezja” e kokainës, dënohet me 14 vite burg

382
Valentina Tufa e cilësuar si “tezja” e kokainës është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ajo u dënua në mungesë për trafik kokaine nga Amerika Latine drejt BE-së, ndërsa përdorte Shqipërinë si vend tranzit. E dyshuar si “truri” i një rrjeti trafiku heroine dhe kokaine ajo rezulton se në harkun kohor të më pak se një muaji, ka bërë të paktën shtatë udhëtime në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shtetase ka qenë e bashkë¬pandehur në këtë proces me shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, për të cilët ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me dënimin e tyre. Ndaj këtyre dy të pandehurve (Çela dhe Hysolli) është zhvilluar procesi me gjykim të shkurtuar. Ndërsa për shtetasen Tufa, procesi është zhvilluar me gjykim normal. Aktualisht, Tufa gjendet e arrestuar nga ana e autoriteteve kosovare, pas aksionit të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, në përfundim të të cilit u zbuluan disa shtetas që kryenin trafik të lëndës narkotike të kokainës nga vende të ndryshme, në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e më tej, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Sigal