Vajza tenton të vetëvritet, ishte në një lidhje intime me një 50-vjeçar

471
Një histori e rëndë e abuzimit seksual është shënuar në Dibër.
Një 50-vjeçar në fshatin Lishan i Epërm i Dibrës dyshohet se ka patur një lidhje intime me një vajzë A.S 17 vjeçe të po atij fshati dhe i bënte presion që kjo mos të tregonte për lidhjen e tyre.
Sipas policisë së qarkut Dibër “vajza e identifikuar me inicialet A.S, ka tentuar të vetëvaret në litar në kasollen e druve”
Specialistët për krimet në komisariati e policisë Dibër bënë arrestimin në flagrancë të Hajredin Murrja, 50 vjeç ditën e sotme, 11 janar 2016.
Ndërkohë 17-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër për veprën penale ” Shkaktim i vetëvrasjes” neni 99 i Kodit Penal.
Sigal