Vajza nga Tirana tenton të vetëhelmohet, mjekët japin alarmin

468
Një vajzë e re në Tiranë është dërguar në spital, në gjendje të rëndë, ku mjekët po bëjnë çështë e mundur për ta shpëtuar, pasi ka konsumuar shumë medikamente. Sipas policisë, e reja ka tentuar të vrasë veten. Ka qenë një telefonatë rreth orës 16:42 në numrin e Emergjencave 112, që ka vënë në lëvizje efektivët dhe ambulancën, që kanë shkuar në vendngjarje. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se vjaza me iniciale D.K., 22 vjeçe, kishte tentuar të vras veten duke pirë ilaçe me shumicë, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia. Vajza ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Sigal