Vajza 7-vjeçe mashtron një aeroport të tërë, hipën në avion e vetme dhe pa biletë

88
Një vajzë 7-vjeçare i ka bërë zborin një aeroporti të tërë në Gjenevë duke kaluar të gjitha masat e sigurisë në Gjenevë dhe, pa biletë mundi të futej në avionin “Easy Jet” që fluturonte drejt Korsikës.
Vajza e vogël kishte ikur nga shtëpia e saj dhe me tren kishte shkruar në aeroport, njoftojnë mediat zvicerane. Më pas një stjuard kishte vënë re në avion që ajo ishte e vetme.
Ndërkohë prindërit e saj, që banojnë në rrethina të Gjenevës kishin alarmuar policinë. Një zëdhënës i Aeroportit të Gjenevë ka thënë për mediat se aventura e vajzës ishte sqaruar pasi ishin parë videokamerat vëzhguese.
Ndonëse rasti ka përfunduar pa ndonjë dëm, ai ka sjellë në pyetje sistemin e sigurisë në aeroport. Për pasojë, ato do të ashpërsohen. Përgatitja e pasagjerëve për të hipur në avion do të kontrollohet në mënyrë më të rreptë.