Ushtronin prostitucion, arrestohen nënë e bijë në Kukës

455
Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Klienti”, duke vënë në pranga nënë e bijë dhe një tjetër shtetase, të akuzuar për “Ushtrim prostitucioni”. Nga ana e specialistëve të Seksionit të Trafiqeve, në Drejtorinë e policisë Kukës, më datë 28.09.2015, u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve: -Drita Cerriku, 41 vjeçe , banuese në Kukës. -Anila Cerriku, 20 vjeçe, banuese në Kukës. Arrestimi i shtetaseve u bë pasi ushtronin prostitucion në ambientet që kishin marrë me qera, ato akuzohen për veprat penale “Ushtrimi i Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për Prostitucion”. Penalisht po procedohet edhe shtetasja me iniciale N.P., 36-vjeçe, banuese në Kukës, e cila akuzohet për “Ushtrim prostitucioni”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 113 e 115 të K.Penal.
Sigal