Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses, shpallet në kërkim 55-vjeçari nga Tirana

487
Sigal

Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.K., dyshohet se ka dhunuar shtetasen me inicialet B.S.

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases B.S., vjeçe 49, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.