Ushtroi dhunë fizike ndaj vëllait, arrestohet 28-vjeçari

471
Një 28-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Burime nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se Vladimir Ibrushi ka rrahur vëllain e tij, shtetasin me iniciale H.I. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘18 Shtatori’, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sigal