Urdhri i mbrojtjes për Liliana Rukon, Bregu: Prokuroria të nxjerrë përgjegjësitë institucionale

472
Sigal

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, i
bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nisë  me urgjencë një hetim
terësor për vrasjen e Liljana Rukaj në Fier.

Bregu tha se duhet të dalin
përgjegjësitë institucionale, qofte të gjyqtarit të çështjes, Policise se
Fierit, perfshirë dhe pushtetin vendor mbi ngjarjen e rëndë.

Një thirrje Bregu adresoi dhe
ndaj Presidentit, të cilit në cilën e kreut të KLD-së i kërkoi të nisë inpektim
tematik të rastit ne Fier dhe për të gjitha rastet e vendimeve të dhunës në
familje.

Deputetja demokrate nënvizoi se
kush nuk vepron ne baze te asaj cfare i ngarkon ligji është bashkëfajtor dhe e
nesërmja mund të sjellë një tjetër viktimë.

 

Deklarata e plotë

Ngjarjet e makabritet
e diteve te fundit, ai i gruas se vrare nga bashkeshorti ne Fier dhe ajo e
sotmja ne Korce, kane nje te perbashket: jane krim ne familje.

Eshte krim, terror
dhe jo ceshtje familjare apo zakonore.

Dje i kam kerkuar
Ministrit te Drejtesise nje informacion mbi Rastin e Liljana Rukaj nga Fieri e
cila u flak nga ballkoni nga burri, nderkohe qe sy te tmerruar komshinjsh vetem
shihnin se c po ndodhte. Asnje nuk e ndihmoi dot nenen e dy femijeve te mitur.

Ministri me njoftoi
sot se gruaja ka patur nje urdher mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Fier te cilin
e kam bere publik sot. 

Sipas ligjit per
Masat Parandaluese te Dhunes ne Familje, Urdhri i Gjykates duhet te jete Titull
Ekzekutiv dhe te percillet menjehere, brenda 24 oreve me korrierin e Gjykates
tek Komisariati i Policise, prokurori i ceshtjes, zyres permbarimit dhe
koordinatorit per dhunen ne familje prane njesise bashkiake.

Prej ketu lindte
pyetja: Pse Policia nuk e mbrojti dot Liljana Rukaj.

Por para pak,
Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri jep nje tjeter version per pergjegjesine
institucionale.

“Pas denoncimit te te
ndjeres, Policia ka bere strehimin e saj ne banesen e te vellait te saj, dhe ka
kerkuar menjehere prane Gjykates Fier leshimin e urdhrit te mbrojtjes.” Por ky
urdher Mbrojtje i leshuar nga Gjykata sipas ministrit Tahiri nuk ka mberritur
kurre ne Polici. 

Ketu jemi deri
tani.Gjykata pretendon se ka leshuar urdher mbrojtje. Policia se nuk e ka
marre. Pushteti Vendor nuk di gje.Nese urdhri i mbrojtjes nuk eshte percjelle
nga gjykata ne Polici, apo eshte percjelle po atje s ka mberritur kurre, une
nuk e di.

Di se kushdo qofte qe
nuk e ka zbatuar ligjin ose me keq e ka trajtuar kete rast si nje nder rastet
epidemike te dhunes ne familje, sot duhet ndeshkuar po si bashkshorti vrases.

Nese per 11 muaj Kane
kerkuar ndihme mbrojtje ne Polici  3.758 keto jane shifra lufte. 
Edhe po te ishte lufte nuk besoj se per 11 muaj do te ishin gjymtuar fizikisht
e menderisht 4000 gra dhe 10 mije femije mesatarisht.

Ndaj prej ketu sot,
ketij vendi ku nder vite kemi bere ligje e miratuar ligje edhe sh t mira ne
leter, po i drejtoj nje thirrje publike Prokurorit te Pergjithshem per te nisur
me Urgjence nje Hetim Teresor per papergjegjshmerine institucionale qofte ajo e
Gjyqtarit te Ceshtjes apo e Policise se Fierit perfshi dhe Pushtetin Vendor, qe
coi ne vrasjen e Liljana Rukaj.

I bej Thirrje
Presidentit te Republikes qe ne cilesine e Kryetarit te KLD te nise inspektimin
tematik te rastit ne Fier dhe per te gjitha rastet e vendimeve te Dhunes ne
Familje.

Mos harroni, kush nuk
vepron ne baze te asaj cfare i ngarkon ligji, eshte  bashkefajtor.Neser
mund te kete nje viktime tjeter.