Urbani i “Unazës” përplaset te “Tajvani”, panik te pasagjerët

503
Një autobus urban është aksidentuar rreth mesditës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tajvani”, ku urbani i Unazës së re ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një pemë të trotuarit. Mësohet se një grua është aksidentuar por është transportuar menjëherë në spital.
Dëshmitari i ngjarjes rrëfen në rubrikë se shoferi i urbanit ka qënë i dehur, dhe ka nxjerrë pretendimin se nuk i mbajtën frenat. Megjithatë policia pritet të japë sqarime të mëtejshme.
Sigal