Uragani Matthew, vazhdon të rritet numri i viktimave në Karaibe

410
Sigal

Gazeta Telegraf/ Përmbytjet vazhdojnë të kërcënojnë zona
lindore të Shteteve të Bashkuara, ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet në
Karaibe si rezultat i uraganit Matthew.Haiti, vendi që u godit më rëndë, ishte
sot në ditën e tretë të një zije kombëtare. Shifra zyrtare e viktimave, është
llogaritur nga 400 në 1 mijë. Në shumë zona të vendit ishte e pamundur të
shkohej.Në Shtetet e Bashkuara, deri të hënën në mbrëmje, numri i viktimave
kishte arritur në 23. Qindra mijëra vetë kishin mbetur pa energji elektrike dhe
gjendja mund të keqësohet ndërsa lumenjtë vazhdojnë të fryhen.