Uragani “Matthew” godet Floridan, ja pamjet e frikshme

453
Sigal

 

Gazeta Telegraf/ Uragani
“Matthew” ka goditur Floridën duke shkaktuar dëme të mëdha. Mijëra banorë kanë
dalë në rrugë pasi uragani që goditi Floridën shkatërroi shumë shtëpi.Erërat më
të forta në fillim ishin vetëm në det, por uragani “Matthew” ka kërcënuar edhe
shumë banorë të cilët banojnë larg bregdetit.Zyrtarët e qeverisë kanë shpallur
gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa banorët nuk kanë pranuar të
evakuohen.Uragani, i përqëndruar në verilindje të Floridës gjatë pasdites,
kërcënon të prekë edhe Jacksonville, por edhe komunitetet gjatë bregdetit të
Xhorxhas dhe Karolinës së Jugut.Edhe pse projektimet tregojnë se stuhia mund të
dalë sërish në det pa shkaktuar pasoja të rënda, syri i ciklonit mund të godasë
tokën me pasoja shkatërrimtare, e nëse jo në Florida, atëherë me siguri në
Xhorxha e Karolinë.