Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, sot punonjësit e ARRSH-së dhe të bashkisë kanë dalë në terren për të hequr shtyllat e ndriçimit dhe pemët në të dyja anët e rrugës ku do të kalojë segmenti i “Unaza së Re”.
Raportohet se punonjësit e bashkisë kanë ndërprerë punën për heqjen e shtyllave pas kundërshtimit të banorëve të Astirit.
Teksa banorët kanë hyrë sot në ditën e 23 të protestës, ata kërkojnë me ngulm që të tërhiqet qeveria në vendimin për prishjen e banesave pa dëmshpërblyer më parë bizneset dhe shtëpitë në vlerën e tregut.
“Ka nisur heqja e shtyllave në zonën e Astirit. Paralelisht po hiqen pemët dhe ndriçimit në dy anët e rrugës. Banorët kundërshtojnë me forcë vendimin. Banorët kanë mbetur tek njoftimit që ka bërë qëndro për mediat. Banorët e marrin kryqin në banesë si kryqin e shkualifikimit. Atë mendojnë se kryqi është tregues për shkualifikimin në terren”, thekson gazetari Erjon Skëndaj.