UKT: Arrestohen 10 persona, merrnin ujë në mënyrë të paligjshme

542
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë ka njoftuar sot se janë arrestuar 10 persona për vjedhje të ujit nga autobotet private. Sipas UKT, autobotet furnizoheshin me ujë në mënyrë të paligjshme. “Autobotet private furnizoheshin në mënyrë të paligjshme nga UKT dhe e tregtonin për ujë Selite, kundrejt pagesës 1000 lekë të reja. Sasia e ujit e marrë në mënyrë të paligjshme shkonte deri në 40 bote në ditë”, thuhet në njoftimin e UKT.
Sigal