Udhëtonte me 10 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet në Kakavijë

409
Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar sot një person dhe ka bllokuar 10 kg lëndë narkotike. Sipas të dhënave zyrtare, është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës shtetasi Angjelo Hamiti, të cilit i janë gjetur 10 kg kanabis sativa. Pas verifikimeve Policia e Gjirokastrës i ka vënë prangat Hamitit, i cili po udhëtonte për në Greqi me automjetin tip “Benz” me targë AA811DS dhe ka sekuestruar lëndën narkotike të destinuar për tregun grek.
Sigal