Udhëtonte i dehur, në pranga Saimir Tahiri

425
Sigal

Një i ri i quajtur Saimir Tahiri është vënë në pranga pasi teksa drejtonte mjetin në gjëndje të dehur, ka kundërshtuar policinë për të bërë testin e alkoolit. 39 vjeçari është arrestuar pasi ishte duke udhëtuar me një makinë “Citroen” në gjendje të dehur. Mbrëmjen e djeshme, në orën 20:30, është vënë në pranga në flagrancë Saimir Riza Tahiri, 39 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 8 klasë. Kapja e tij është bërë pasi në orën 15:20, në Rrugën e Elbasanit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen” me targë AA 954 DC si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, për të bërë testin e alkoolit. Portali “Telegraf.al” bën me dije se nuk bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.