U vunë zjarrin dy fshatrave, nis hetimi për 3 djem, 2 prej tyre të mitur

561
Tre persona, mes tyre dy të mitur po procedohen penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet të jenë autorë të zjarrëvënies në dy fshatra, Sopot të Përrenjasit dhe Gjerë të Gramshit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se po hetohen shtetasit S.T., 9 vjeç, E.T., 12 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, dhe A.D., 26 vjeç banues në fshatin Posnovisht Gramsh.

NJOFTIMI I POLICISË
Procedohen penalisht në gjendje të lirë tre shtetas, dy të mitur, të dyshuar si autorë të zjarrit në fshatin Sopot (Përrenjas) dhe një shtetas i dyshuar si autor i zjarrit në fshatin Gjerë (Gramsh).

Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Përrenjas dhe në Komisariatin e Policisë Gramsh, referuan materialet në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve S.T., 9 vjeç, E.T., 12 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, Njësia Administrative Stravaj dhe A.D., 26 vjeç banues në fshatin Posnovisht Gramsh.

Dy shtetasit e mitur, dyshohen të jenë autorët e vënies së zjarrit më datë 25.08.2017 në fshatin Sopot, në pronën e shtetasit H.B., 68 vjeç. Si pasojë janë djegur rreth 11 dynym kullotë dhe disa pemë frutore.

Ndaj dy shtetasve të mitur, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 151 dhe 25 të Kodit Penal. Ndërsa shtetasi A.D., dyshohet të jetë autor i vënies së zjarrit në fshatin Gjerë. Si pasojë është djegur baza ushqimore në pronësi të shtetasit H.Ç., 70 vjeç banues në fshatin Gjerë Gramsh. Ndaj shtetasit A.D materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Sigal