U vodhi lekët prindërve, arrestohet 43-vjeçari në Shkodër

418
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Mësohet se është arrestuar shtetasi Bashkim Sula, banues në fshatin Golem të Shkodrës. Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi u kishte vjedhur 140 000 mijë lekë te reja prindërve të tij, A. S. dhe S. S. Ndërkohë, materialet kanë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme penale.
Sigal