U tërhoq 500 metra zvarrë nga treni, identifikohet kufoma e gruas në Sukth

421
Naile Mema është gruaja që u përplas për vdekje nga treni në Durrës. Ngjarja u regjistrua në orët e paradites në Sukth, ndërkohë që vetëm pasdite është bërë i mundur identifikimi i 75-vjeçares, pas ekzaminimit të trupit të pajetë në morgun e spitalit në Tiranë.

Policia bën me dije se Mema ka qenë duke kaluar shinat e trenit nga njëra anë në tjetrën, kur treni e ka marrë përpara duke e tërhequr zvarrë për rreth 500 metra, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të moshuarës. Blutë po vijojnë me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal