U spiunuan nga fqinjët, kapen me drogë dy të rinjtë shqiptarë në Itali. Ja ku e fshihnin

462
Sigal

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë  në qytetin e Perugias, nën akuzën e shitjes së narkotikëve.

Shqiptarët e moshës 21 dhe 36 vjeçar u arrestua pas fqinjët i raportuan, pasi në banesën e tyre kishin hyrje-dalje të vazhdueshme nga klientët.

Policia sekuestroi 56 gram kokainë dhe peshore precize në divan, së bashku me një mijë euro.

Banorët e zonës raportuan pranë karabinierëve ardhjen e shumta të klientëve të tyre.

Dy telefona celularë u sekuestruan, ndërsa u gjet edhe lista e konsumatorëve. Të dy shqiptarët janë dërguar në burgun Capanne.