U shpëtoi i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2 policë

479
Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA) në Kukës kanë arrestuar në flagrancë 2 punonjësit e policisë: Musa Bisheva (53 vjeç) dhe Gëzim Shabanaj (48 vjeç), të dy me detyrë trup shërbimi në pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë. Arrestimi i tyre u bë për shpërdorim detyre. Të dy këta punonjës policie, duke qenë në detyrë në datë 13 korrik, ishin duke shoqëruar një shtetas të ndaluar nga Kosova në ambientet e Pikës së Kalimit Kufitar. Shtetasi Xhevat Thaqi ishte ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por ai mundi të largohet në drejtim të paditur.
Sigal