U rrëzua nga tribuna, transportohet me helikopter drejt Tiranës vëllai i lojtarit të Skënderbeut

617
Vëllai i Tefik Osmanit, lojtari të ekipit korçar pësoi një incident dje gjatë ndeshjes ndërmjet Skënderbeut dhe Flamurtarit. Ai mbeti i plagosur pasi ra nga tribuna e stadiumit duke i përplasur me pankinën. Sot Sokol Osmani është tansportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Incidenti ndodhi dje pas shënimit të golit nga Skënderbeu. Gjatë festimit të golit ai ra nga tribuna në rrethimin e stadiumit, duke humbur ndjenjat. I vëllai i futbollistit mori menjëherë ndihmën e parë nga ambulanca që ndodhej në stadium dhe më pas u transportua drejt spitalit.
Sigal