U plagos dje në Shkodër, ndërron jetë sot 23 vjeçari

609
Dje në mbrëmje një 23 vjeçar i identifikuar si Hermes Beqiri u plagos me armë zjarri dhe u transportua në gjendje të rendë për në spitalin rajonal.
Ndërsa sot është raportuar se i riu ka ndërruar jetë duke mos i rezistuar kështu plagëve të marra. Ai ishte një personazh i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar dhe dënuar më parë për vjedhje. Beqiri u qëllua me armë zjarri pas një grindje me disa persona, ndërsa Forcat Shqiponja vunë në pranga Elvis Hoxhën 3 orë pas atentatit. 17-vjeçari është arrestuar në një banesë në ndërtim, teksa po qëndronte i fshehur, ndërsa u gjet edhe arma e krimit, tip kallashnikov.
Bashkë me Elvis Hoxhën është arrestuar edhe një 17-vjeçar tjetër me inicialet D. H., i cili ka qenë bashkëpunëtor në krim. Sipas Drejtorit të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Policia e Shkodrës bëri me dije se ka arrestuar edhe 21-vjeçarin Bekim Turishta me akuzën e moskallëzimit të krimit.
Sigal