U përleshën me thikë, humb jetën azilkërkuesi shqiptar në Gjermani

417
Një azilkërkues shqiptar, 26-vjeçar ka humbur jetën gjatë një përleshje me thika në Pulheim të Gjermanisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:40. Kur dy banorë panë një person të plagosur në rrugë, thirrën menjëherë urgjencën, por pa sukses për të shpëtuar jetën e tij. Sipas informacioneve paraprake ai është përleshur me një azilkërkues tjetër nga kampi ku kanë banuar sëbashku. Sherri mes tyre është përshkallëzuar duke sjellë edhe përdorimin e armëve të ftohta dhe vdekjen e 26-vjeçarit shqiptar. Policia e Këlnit ka ngritur një procedurë shqyrtimi për vrasjen në fjalë. Vrasësi momentalisht është në arrati, ndërsa nuk besohet se ajo të ketë ardhur si rast i motivuar politik ose urrejtje ndaj të huajve.
Sigal