U përdor për sulmin ndaj fisit Çapja, kujt i përkiste makina e vjedhur në Elbasan

Të tjera detaje dalin në dritë nga sulmi i sotëm ndaj fisit Çapja, ku një automjeti hapi zjarr në drejtim të tyre. Ngjarja në fjalë u regjistrua paraditen e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Fill pas ngjarjes, persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin mjetit tip benz që kishte targa false.

Mësohet se automjet i përkiste një kompanie biznesesh me emër në Elbasan, i cili ishte denoncuar i vjedhur.