U nis për në punë por nuk u kthye më, zhdukja e mistershme e 18 vjeçarit nga Durrësi

531
Një 18 vjeçar rezulton të jetë zhdukur tashmë prej të paktën 2 ditësh ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë të tij.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku i zhdukur raportohet ebastian Kovaçi 18 vjeç, banues në lagjen Nr.13 në Durrës.
Kovaçi është larguar nga banesa të premten e 24 nëntorit për të shkuar në punë, në një parking në afërsi të Vollgës ku punonte si roje.
Por nga verifikimet e kryera, ai ka munguar të premten në punë, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të tij se ku mund të jetë zhdukur. 
Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë, duke e deklaruar atë të zhdukur.
I riu mësohet të jetë rreth 1.50 cm i gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të prera shkurt dhe ka veshur një palë xhinse blu, një triko ngjyrë blu dhe atlete ngjyrë kafe.
Policia fton çdo qytetar që e ka parë ose ka ndonjë informacion të telefonojnë në numrin 0694110217.
Sigal