U ndalua se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ja çfarë i gjeti policia 25-vjeçarit gjatë kontrollit fizik

512
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale B.S, 25 vjeça, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore  duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur dhe i pa paisur me leje drejtimi për  motoçikletë. Por gjatë  kontrollit fizik Policia  i gjeti dhe sekuestroi në  cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis  Sattiva.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat  penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 283  dhe 291 të Kodit Penal.