U ndalua për shpërdorim detyre, Gjykata e Shkodrës lë në ‘arrest shtëpie’ Shkëlzen Berishën

394
Tre ditë pas arrestimit Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të paligjshme ndalimin e ish-drejtorit të Hipotekës në këtë qytet, Shkëlzen Berisha.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “arrest shtëpie” për ish-drejtorin e Hipotekës.
Kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Shkëlzen Berisha u ndalua 3 ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës.
Nga hetimet e prokurorisë u dyshua se regjistruesi, si edhe dy zyrtarë të Hipotekës Shkodër kanë regjistruar një pasuri në pronësi të shtetit, me sipërfaqe 8000 m2 në Theth, në emër të një personi që nuk ka aplikuar për regjistrimin e asaj prone.
Ai u akuzua si i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Kallëzimi i rremë”.
Sigal